Një vajzë e vogël, e cila është viktimë e sulmeve me armë që ndodhën në qytetin Charlotte në SHBA, ka emocionuar tej mase pjesëtarët e gjykatës së vendit, kur ka treguar për përjetimin e saj
Zianna Oliphant dha një mesazh të qartë dhe të zëshëm.
“Është turp që baballarët tanë dhe nënat tona po vriten dhe tani ne fëmijët e tyre nuk do t’i shohim më kurrë”, ka thënë ajo në gjykatë derisa fytyra e saj ishte e kapluar nga lotët.
“Është turp që ne fëmijët e tyre duhet të shkojmë në varreza dhe t’i varrosim trupat e prindërve tanë. Ne qajmë edhe pse nuk duhet ta bëjmë këtë. Neve na duhen nënat dhe baballarët të qëndrojnë pranë nesh derisa rritemi”, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Zianna këtë deklaratë e ka bërë në prani të anëtarëve të gjykatës, ku përshkroi ndjenjat e saj nga vrasja e babait të saj Keith Scott.
Gjuajtjet në qytetin Charlotte zënë vend në një qendër tregtare të qytetit, ku u vra edhe afrikano-amerikani Keith Scott nga policia, pasi ai ishte pjesëtar i protestës “Black Lives Metter” të organizuar nga afrikano-amerikanët në SHBA.





















