Presidenti amerikan Barack Obama, ka bërë të ditur se vajza e tij Sasha është tallur me të në rrjetin social Snapchat.
Udhëheqësi amerikan tha Sasha e kishte incizuar atë duke diskutuar rreth mediave sociale, në një darkë familjare, dhe fshehurazi e kishte ndarë me miqtë e saj në snapchat.
Nuk është hera e parë që presidenti i ndanë me mediat aktivitetet e vajzës së tij, 15 vjeçare në internet, shkruan BBC.
Në korrik, ai tha se “cicërimat” e saj në twitter, kanë zgjuar përpjekjet e mediave për të identifikuar llogarinë e saj, por mbetet sekret, transmeton KosovaPress.
Megjithatë, nuk ka kopje të postit të përshkruar në Snapchat të bërë nga Sasha. Mesazhet e postuara në aplikacion, janë të dizajnuara që të zhduken pasi të shihen nga miqtë, ose brenda një periudhe të shkurtër kohore.