ShowBiz

Vajza e Lutfi Hazirit shkëlqeu në mbrëmjen e maturës

Cilësohen si vajzat më të bukura të politikanëve shqiptar.

Mimas Haziri, është vajza e vogël e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri e cila edhe kësaj radhe ka rrëmbyer vëmendjen e shtypit rozë, shkruan lajmi.net.

Ajo mesa duket ka përfunduar shkollimin e mesëm, teksa ka ndarë disa imazhe nga mbrëmja e maturës së saj.

Me një fustant elegant të gjatë i prerë anash, Mimas dukej e mrekullueshme dhe me shumë stil, sa që ju lë pa fjalë.

Të pranishëm gjatë setit fotografik ishin edhe e gjithë familja, të cilët kishin bërë kombinimin të veshur në të zezë.

Vlen të ceket, se të tri vajzat e Lutfi Hazirit, Kënga, Lotina dhe Mimas janë mjaft të komentuara nga mediat shqiptare. /Lajmi.net/

A post shared by @mimashaziri on