Nita Lumezi për pak kohë ka punuar në Zyrën e Kryeministrit Isa Mustafa. Ajo është vajza e kryeprokurorit Aleksander Lumezi.
Portali Koha.net ka marrë vesh këtë informacion dhe ka kërkuar sqarim nga Zyra e Kryeministrit, të cilët kanë treguar se ky angazhim ka qenë në cilësi të praktikës.
Ajo ka filluar praktikën më 24 tetor në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke lëvizur në disa zyra brenda Kryeministrisë, për ta kryer këtë praktikë gjatë kësaj jave.
“Studentja Nita Lumezi ka filluar praktikën pa pagesë më datë 24 tetor 2016, periudhë e cila ka përfunduar gjatë kësaj jave. Gjatë praktikës, ajo ka lëvizur në disa zyra në kuadër të ZKM-së”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit për Koha.net.
Sipas kësaj zyre, Nita Lumezi ka qenë pjesë e një praktike, e cila bëhet pa pagesë dhe se nuk ka pasur konkurs për këtë gjë.
“Pranimi i studentëve për praktikë pa pagesë, bëhet pa konkurs. por me shprehje të interesimit dhe paraqitje të dokumenteve nga studentët gjatë kohës së studimeve dhe kjo është një praktikë e rregullt në të gjitha institucionet në kuadër të Qeverisë. Edhe Nita
Lumezi ka qenë pjesë e një praktike të tillë”, ka sqaruar më tej Zyra e Kryeministrit, duke shtuar se edhe dhjetëra studentë tjerë mund të jenë pjesë e praktikës, duke dërguar kërkesë në Qeveri.