ShowBiz

Vajza e Ermalit dhe Amit feston ditëlindjen, moderatorja ndan pamje nga festa

Sia e bija e Ermal Mamaqit dhe Amanda Toskës ka mbushur 2 vite.

Dy vite më parë Armanda Toska bashkëshortja e moderatorit Ermal Mamaqi solli në jetën një vajzë të cilën e kishin pagëzuar me emrin Sia, shkruan lajmi.net.

Vajza e moderatorëve shqiptarë dje festoi dy vjetorin e lindjes, dhe nga rreziku që kanoset prej koronavirusit Ermali dhe Ami vendosën të festojnë në shtëpi ditëlindjen e vajzës.

Amanda gjatë orëve të vonë të mbrëmjes së enjtes ndau një video dhe disa imazhe në Instagram ku publikoi disa pamje nga festa e mbrëmshme dhe ia bashkëngjiti këtë shkrim “Dhe kështu përfundon dita sot për ne, në shtëpi, dhe e lumtur”. /Lajmi.net/