Simptomat e menopauzës mund të lehtësohen nëpërmjet përdorimit të vajrave esenciale.
Kjo është bërë e ditur në një hulumtim të ri ndonëse thuhet se kjo mund të mos vlejë për të gjitha gratë, transmeton Indeksonline.
Megjithatë, hulumtuesit nuk kanë bërë të ditur se cilat vajra konkretisht janë më efektiv për lehtësimin e simptomave të menopauzës tek gratë.
Ata rekomandojnë që të përdoren disa vajra për të parë se cili funksionon mirëpo të mos përzihen vajrat me njëri tjetrin por të përdoret një lloj i tij.
Dy opsion të cilat janë propozuar është vaji i livandës dhe vaji i trëndafilit./Indeksonline/