Më datë 02.10.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: S.L., 42 vjeç, banues në Berat, pasi në banesën e tij për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit L.L, 71 vjeç, dhe bashkëshortes G.L, 35 vjeçe, banuese në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, ka njoftuar Policia e Shtetit./KosovaPress/