Aktuale

Ushtron dhunë ndaj gruas, arrestohet

Në Klinë është arrestuar i dyshuari, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.