Aktuale

Ushtria, vetëm për konsum politik, asnjë hap nuk është bërë në këtë drejtim

Kosova mbetet në mes dy zjarresh se si të veprojë që ta bëjë shtetin me ushtri.

Për ta bërë me ndryshime kushtetuese nuk janë votat e serbëve, e për ta bërë me ligj, mund të rrezikojë të ardhmen e saj drejt NATO’s, raporton KTV.

Kryeministri të enjten e pranoi se i vetmi opsion për momentin mbetet ligji.

Por, Lidhja Demokratike kundërshton formimin e ushtrisë që nuk do ta ketë mbështetjen e Amerikës.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se nëse pushteti ka vullnet për ta bërë ushtrinë, do ta bëjë, por po i nënshtrohet presionit të serbëve.

Deputeti i AAK’së, Rasim Selmanaj, u beson vendimeve të shefit të tij dhe 2018-n e sheh vit të ushtrisë.

Qeveria e Kosovës, në krye me Ramush Haradinajn, në planin legjislativ e kishte paraparë diskutimin për ushtrinë më 30 nëntor të vitit të kaluar, por kjo nuk u bë asnjëherë.