Aeroplanët ushtarak izraelit sulmuan objektivat afër Damaskut nga hapësira ajrore libanese, thuhet sipas mediave të shtetit sirian. Ushtria siriane thotë se shkatërroi të gjitha raketat izraelite.
Agjencia siriane e lajmeve “SANA” ka thënë se ushtria i është përgjigjur “agresionit të ri izraelit” afër kryeqytetit.
Ushtria siriane nuk ka zbuluar ndonjë informacion në lidhje me dëmet që kanë rezultuar si pasojë e sulmeve izraelite, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
#Israel attacks 3 military targets near Damascus – Syrian army https://t.co/bORTHY0pg7
— RT (@RT_com) January 9, 2018
“Komanda e përgjithshme e forcave ushtarake mban përgjegjës të plotë Izraelin për pasojat, agresionin dhe aventurat jo të kalkuluara,” thuhet në deklaratën e ushtrisë siriane, të cituar nga “Reuters”. Ushtria izraelite refuzoi të komentojë, duke thënë se nuk i përgjigjet këtyre raporteve.
Siria e ka akuzuar Izraelin për një sulm të ngjashëm më 9 janar, në të cilin raketat synonin poste ushtarake në zonën e Qutayfeh, në fshatin Damask.
Që prej fillimit të konfliktit, forcat ajrore të Izraelit vazhdimisht kanë sulmuar objektivat brenda Sirisë./Periskopi/