Rajon & Botë

Ushtria ruse: ShBA nuk po e zbaton armëpushimin në Siri

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e përdorur një “perde tymi verbale” për të fshehur ngurrimin e saj për të përmbushur pjesën e vet të marrëveshjes për armëpushim në Siri, përfshirë ndarjen e njësive opozitare nga grupet terroriste.

Pas ditës së tretë të armëpushimit i cili hyri në fuqi këtë të hënë në mbrëmje, vetëm forcat qeveritare siriane janë duke e respektuar armëpushimin, sipas ministrisë ruse, transmeton Express.

Sipas saj, njësitë e opozitës që kontrollohen nga ShBA, e kanë intensifikuar bombardimin me artileri ndaj zonave të banuara me civilë./Express/