Ushtria pakistaneze ka thënë sot se i ka shkatërruar të paktën pesë pika kontrolli afgane afër kufirit mes dy vendeve, duke i vrarë rreth 50 pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Gjenerali Nadeem Ahmad ka thënë sot para gazetarëve në pikë kalimin Chaman se po ashtu janë vrarë edhe dy ushtarë pakistanezë ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur, transmeton Express.
Ushtritë pakistaneze dhe afgane janë duke u përleshur që nga e premtja në pikë kalimin kufitar në jugperëndim të provincës Baluchistan.
Zyrtarët në Islamabad thonë se luftimet filluan pasi forcat e sigurisë afgane shtien me armë mbi punëtorët pakistanezë të regjistrimit dhe trupat pakistaneze që po i përcillnin ata, duke vrarë nëntë civilë dhe plagosur 42 të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë./Express/