Aktuale

‘Ushtria në 2018’ën, premtimi i rremë i Thaçit’

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ditë më parë ka shprehur besimin se Ushtria e Kosovës do të formohet gjatë vitit 2018.

Ai ka thënë se po i kryejnë të gjitha përgatitjet e duhura për t’i plotësuar standardet e duhura për ta formuar Forcat e Armatosura të Kosovës.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë- Naim Maloku thotë se premtimi i njejtë është dhënë qysh në vitin 2015. Sipas tij, kjo deklaratë është mashtrimi i radhës i thënë 5 vite më parë.

“Të njejtën deklaratë e ka thënë në vitin 2013 besojë kjo iu kujtohet edhe qytetarëve të Kosovës, dhe njejtë do të ndodhë edhe sivjet. Ashtu njejtë qysh ka ndodh në vitin 2013, po bëhen 5 vjet që e ka thënë deklaratën e njejtë dhe këtu nuk ka ndodh kurgjo. Kjo është rrena e radhës.”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Ndryshe, vlen të kujtojmë faktin se Projekt Ligji për shndërrimin e FSK-së në FAK, ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës në prill të vitit 2014.

Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë pasardhëse të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë më shumë kompetenca të ndërhyrjeve emergjente sesa ushtarake, porse peng i këtij transformimi edhe më tej vazhdon të jetë Lista Serbe.