Trupat jemenite, të mbështetura nga aviacioni i koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite, hynë dje në Zinjibar, kryeqyteti i provincës jugore të Abyane që ishte nën kontrollin e Al Kaedas.
“Trupat tona hynë në Zinjibar pas luftimesh me persona të armatosur të Al Kaedas”, deklaroi Andallah al-Fadhli, që drejton këtë ofensivë, raporton AFP.
Ofensiva qeveritare u zhvillua duke filluar nga Adeni, qytet i madh në jug ku përforcime kanë mbërritur që prej të shtunës.
Tags:Jemen