Ushtria ka marrë kontrollin në Zimbabve, por ka thënë se presidenti Robert Mugabe i cili ishte në pushtet që nga viti 1980, është i sigurt.
Pas marrjes nën kontroll të televizionit shtetëror dhe arrestimit të disa zyrtarëve të lartë të Qeverisë, një zëdhënës i ushtrisë njoftoi se kanë në target kapjen e njerëzve të afërt të Mugabe që kishin shkaktuar “vuajtje sociale dhe ekonomike”.
Ky veprim erdhi pasi Mugabe shkarkoi nënkryetarin e tij, Emmerson Mnangagwa, për te emëruar në këtë post gruan e tij, Grace. Artileri armësh të rënda dhe zjarr janë dëgjuar në pjesën veriore të kryeqytetit Harare mëngjesin e së mërkurës, transmeton KosovaPress.
Oficerët ushtarakë mohuan se bëhej fjalë për grusht shtet. “Nuk është marrje e qeverisë nga ushtria” tha një zëdhënës i ushtrisë në një deklaratë televizive. “Ne dëshirojmë të sigurojmë kombin se shkëlqesia e tij, presidenti dhe familja se tij janë të sigurt dhe të shëndoshë.