Ushtria gjermane ka nisur sot një pilot-projekt me qellim që t’i ndihmojë refugjatët sirianë të mësojnë shkathtësi civile të rindërtimit me shpresën se ata përfundimisht do të jenë në gjendje të ndihmojnë në rindërtimin e atdheut të vet.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, dhe shefi i Agjencisë Federale të Punës, Frank-Juergen Weise, edhe formalisht e kanë nisur sot projektin, edhe pse trajnimet kanë filluar në fillim të kësaj jave, përcjell Express.
Përgjatë 12 javëve, ekspertët ushtarakë do t’i mësojnë 120 refugjatë në inxhinieri, ndërtimtari, instalime hidrosanitare dhe shkathtësi të tjera me kurse që do të mbahen katër herë në javë.
Lyen ka thënë se ideja është rindërtimi eventual i Sirisë do të ketë nevojë për më shumë se vetëm disa gurë, do të ketë nevojë për njerëz me shkathtësi të ndryshme dhe vetëbesim.