Rajon & Botë

Ushtari turk vret veten, s’pranon të qëllojë civilët: ‘S’jemi tradhtar’ (Video)

Një rreshter turk ka qëlluar me armë veten, duke mos iu bindur urdhrit për të hapur zjarr ndaj civilëve natën e grushtit të shtetit në Turqi.

Portali Turk “Hurriyet Daily News,” duke iu referuar “Dogan” shkruan se rreshteri nuk është bindur e ka vrarë veten. Komandanti e urdheroi të hapte zjarr, por ai nuk pranoi.

Komandanti iu kthye dhe i tha “Do të qëlloj unë ty”, pas kësa rreshteri qëlloi veten. Në video duken edhe momentet kur turma e njerëzve mban në krahë trupin e rreshterit, Sabiha Gokçen dhe e transportojnë drejt ambulancës që sapo mbërrin.