Aktuale

Ushtarët parakalojnë në 20 vjetorin e çlirimit

Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të vendit, njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot do të parakalojnë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me një fjalë rasti ushtarëve do t’u drejtohet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është edhe Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës.

Për nder të këtij 20 vjetori, dje në Kosovë qëndruan personalitete të shumta ndërkombëtare, sidomos nga SHBA.

Ata morën pjesë në ceremoninë e organizuar në sheshin ‘Skenderbeu’ si dhe parakaluan para shumë qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke dhënë sërish fjalë mbështetëse.

the authorBurbuqe Metolli