Rajon & Botë

Ushtarët izraelitë fotografohen duke e rrahur palestinezin në Bregun Perëndimor (Foto)

Ushtarët izraelitë janë fotografuar duke e rrahur një palestinez në Herbon të Bregut Perëndimor.

Në fotografi shihen të paktën pesë ushtarë nga brigada “Nehal” duke e rrahur palestinezin e zbathur në rrugë, transmeton Express.

Në një fotografi, një ushtar mund të shihet duke ia mbajtur kokën palestinezit gjersa një ushtar tjetër e godet atë.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka pohuar se palestinezi i ka rezistuar arrestimit, por e ka pranuar se do të hetohet ky rast.