Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë pranuar arkivolin e ish kryeministrit Bajram Rexhepi në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Trupi i pajetë i Rexhepit ka arritur rreth orës 08:30 ndërsa tani është nisur në drejtim të Kuvendit të Kosovës, e më pas do të përcillet drejt Mitrovicës ku pasdite do të kryhet ceremonia e varrimit.
Bajram Rexhepi ka vdekur dje në Turqi pas një kohë qëndrimi në koma.
Ndërsa në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e sotme është shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.