Rajon & Botë

Ushtarët e ikur turq kanë frikë nga vdekja nëse kthehen nga Greqia

Tetë ushtarë turq të cilët kanë ikur në Greqi me një helikopter ushtarak, pas frikës së grusht shtetit të dështuar të javës së kaluar thonë se do të vriten nëse I kthejnë në shtëpi nga Greqia, ka thënë njëra nga avokatet e tyre.

Tre komandantë dhe dy majorë rreshterë zbarkuan në qytetin verior kufitar në Aleksandropolis të shtunën, Ata u arrestuan dhe kërkuan azil politik, raporton Reuters.

“Ata besojnë se, në një mënyrë ose një tjetër, ata do të vriten në Turqi”, tha Vasiliki Ilia Marinaki, avokatja që përfaqëson katër prej ushtarëve, të cilët u shfaqen në gjykatë me fytyra të mbuluara.

“Pavarësisht nëse dënimi me vdekje është i imponuar apo jo, ata besojnë se në fund se do të vriten,” tha ajo./KosovaPress/