Ushqimi i dobët është shkaktari i çdo të pestës vdekje në botë, thonë shkencëtarët e Universitetit Uashington në SHBA.
Në studimin e publikuar në revistën “The Lancet”, autorët thonë se problem më i madh është konsumimi i pamjaftueshëm i produkteve të drithërave, frutave të arrave, pemëve ose marrja e sasive të mëdha të kripës në organizëm.
Individët bëhen me mbipeshë, kanë tension të lartë të gjakut dhe nivel të lartë të kolesterinës në gjak.
Ushqimi i dobët dhe mos aktiviteti fizik kontribuojnë në zhvillimin e diabetit numër 2, ndërsa nga sëmundjet e krijuara si pasojë e pirjes së duhanit vitin e kaluar kanë humbur jetën 7,1 milionë banorë.