Shëndetësi

Ushqimet të cilat djegin dhjamin në bark

Besojeni ose jo trupi juaj nuk dëshiron të akumulojë dhjamin. Sekreti i heqjes së dhjamit nuk vjen nga numërimi i komplikuar i kalorive të marra gjatë ditës apo i përpjekjeve të dështuara për tu dobësuar, por nga puna e kujdesshme me trupin tuaj.
Ekspertët tregojnë se nëse zgjidhni me kujdes ushqimet mund ta trajtoni këtë problem shumë shpejt dhe lehtë. Hulumtimet kanë treguar se duke ngrënë ushqimet e rekomanduara ju mund të flini më mirë dhe të humbni peshë gjithashtu.Konsumoni këto ushqime që të humbni peshë, të flini më mirë dhe të digjni dhjamin në zonën e barkut. Peshku Edhe një studim më shumë tregon për benefitet e shumta nga ngrënia e peshkut. Në dietë e pasur me omega 3 mund t’ju ndihmojë me problemet e zemrës, në uljen e rrezikut nga demenca dhe në rritjen e funksionimit te qelizave. Për humbje të peshës shumë ushqime të përbëra me omega 3 janë të pasura me proteina. Proteinat sic e konfirmojnë studimet ndihmon që të ndjeheni i ngopur. Ajo ndihmon më shumë djegien e kalorive se sa kur vendosni të konsumoni yndyrëra ose karbohidrate. Filloni të konsumoni lloje të ndryshme të peshkut të pasuruar me shumë omega 3 siç janë salmoni, tuna, etj. Nëse nuk jeni adhurues i peshkut gjithsesi ju nevojit të përdorni të paktën vajin e tij pasi që është ndër produktet esenciale për trupin tuaj.

Frutat e thata

Një arsye më shumë që të hani fruta të thata. Ato kanë në përbërësit e tyre sasi të madhe të magnezit. Pa magnez të mjaftueshëm në trupin tuaj një pjesë e trurit që rregullon hormonin melatonin është e çrregulluar dhe destabilizon gjumin. Kjo mund t’iu çojë në probleme tjera si depresioni pagjumësia dhe problemet e tjera të trurit.

Qumështi

Hulumtimet kanë treguar se qumështi ndihmon në shumë në djegien e yndyrërave. Ushqimet e pasura me kalcium ndihmojnë në relaksimin e nervave muskujve dhe fibrave. Nje studim i kryer në Universitetin e Alabamës, në Birmingen, ka treguar se në mbi 100 gra afër menopauzës tek të cilat është aplikuar përdorimi i shumtë i kalciumit dhjami është reduktuar në mënyrë ë dukshme.Nëse jeni sensitiv ndaj qumështit mund të përdorni produkte të tjera që njihen për sasi të lartë të kalciumit si kosi, djathi, brokoli etj.

Qershitë

Janë të përbëra nga përqindje të larta të melatoninës, hormonit të gjumit. Ky përbërës gjendet edhe të banania . Studimet kanë treguar se qershitë jo vetëm që ju ndihmojnë të flini por reagojnë si një antioksidant shumë i fuqishëm që ndihmon qelizat nga dëmtimet që çojnë deri tek kanceri, Alzhemieri e shumë çrregullime të tilla. Nëse nuk mund të hani qershitë atëherë merrini ato nëpërmjet lëngjeve.

SYDNEY, AUSTRALIA – OCTOBER 30: A box of the winning bid cherries are shown at the 2013 Sydney Markets cherry auction on October 30, 2013 in Sydney, Australia. The annual auction, organised by the Sydney Markets, sees competitors bid for the season’s first box of cherries with proceeds going to Save Our Sons and the Sydney Markets Foundation charities. (Photo by Matt King/Getty Images)