ShowBiz

Urimi plot dashuri i Robertit për Norën

Çifti Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë shumë të pëlqyer.
Për Norën dhe Robertin dita e sotme është shumë e veçantë, kjo ngase Nora feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja sot mbush plot 32 vjet jetë, ndërsa ka shënuar karrierë të sukseshme në muzikë tash e sa vite dhe vazhdon ende të argëtojë fansat e saj me projekte të ndryshme.

Me rastin e ditëlindjes së saj, Nora ka pranuar urime të shumta, por më i veçanti ishte ai nga Roberti.

“Urime ditëlindjen o shpirt”, ka shkruar Roberti mbi një fotografi të Norës.