Rajon & Botë

Uragani “Ofelia” e kërcënon Britaninë dhe Irlandën me erëra 144kmh

Më në fund uragani i fuqishëm sezonal është duke shkuar drejt fundit, por jo pa e prodhuar edhe një befasi tjetër. Uragani “Ofelia” pritet ta godasë Irlandën dhe Britaninë e madhe në dy ditët e ardhshëm.

Ky uragan është formuar në një sistem të presionit të vazhdueshëm të ulët në mes të oqeanit, për dallim nga uraganet tjerë të këtij viti që janë formuar në tropikë, dhe do ta godasë Evropën veriperëndimore me erëra 144kmh, transmeton Express.

Po ashtu, “Ofelia” pritet të shkaktojë ndërprerje të rrymës, vërshime dhe rrëzojë shumë pemë nëpër Irlandë dhe Britani të Madhe./Express/