Stafi i Manchster Unitedit kanë mbajtur një minutë heshtje në stërvitjen e sotme, pas sulmit terrorist në Mançester.
Dita në Mançester zbardhi nën hijen e sulmit terrorist në “Manchester Arena”. Kjo ndodhi në koncertin e këngëtares së re, Ariana Grande, ku mbetën 22 të vdekur dhe së paku 59 kanë mbetur të lënduar.
Me këtë rast lojtarët dhe stafi i Manchster Unitedit kanë mbajtur një minutë heshtje para stërvitjes së fundit për ndeshjen e së mërkurës ndaj Ajaxit në finale të Europa League.
UEFA ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë rrezik dhe se janë marrë gjitha masat për finalen që do të luhet në Stokholm. /Express/