Zyra e Komisarit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut(UNHCR) duke u thirrur në deklarata të besueshme nga tereni bën të ditur se forcat qeveritare në Siri kanë vrarë në Aleppo së paku 82 civilë.
Zëdhënësi i UNHCR-së Rupert Colville u ka thënë gazetarëve në Gjenevë se zyra ka marrë raporte se forcat e Bashar Al Asadit kanë vrarë së paku 82 civilë, në mesin e të cilëve 11 gra dhe 13 fëmijë, në katër vendbanime në Aleppo, transmeton AFP.
Ai ka thënë se këto krime janë kryer në ditët e fundit, e që sipas Colville besohet se në 48 orët e fundit si dhe zyra e UNHCR-së i di edhe emrat e viktimave.