Aktuale

Ulen pagat për presidentin, kryeministrin e kryeparlamentarin

Me aprovimin e ndryshimeve në projektligjin për pagat nga komisioni për administratë .

Presidenti, kryeministri e kryetari i Kuvendit të Kosovës do të marrin paga më të ulta se që ishte paraparë me projektligjin për pagat.

Me ndryshimet e bëra në këtë projektligj, krerët shtetërorë kanë pësuar ulje në pagat e tyre, shkruan Gazeta inFokus.

Presidentit i është ulur koeficienti nga 12 në 10.

Si shkak i kësaj, atij nga 2969 euro sa ishte paraparë t’i merrte me projektligjin e vjetër, tash do t’i marrë 2390 euro.

Përveç të parit të shtetit, paga është ulur edhe për kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin e kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

Atyre u është ulur koeficienti nga 11 në 9.

Me koeficientët e ri nga 2629 euro sa ishte planifikuar t’i merrnin, me ndryshimet e reja është paraparë të marrin pagë prej 2151 euro në muaj.

I pesti me pagë më të lartë nga krerët e institucional është nënkryetari i Kuvendit.

Edhe atij i është ulur koeficienti nga 9 në 8.5 dhe tash nga 2151 euro sa do të duhej t’i merrë 2031.5 euro.

Koeficientët kanë ndryshuar edhe për pozita të tjera.

the authorBurbuqe Metolli