Rajon & Botë

Ukrainë, shpërthimi i një autobombe vret gazetarin Pavel Sheremet

Shpërthimi i një autobombe shkaktoi sot vdekjen e gazetarit ukrainas, i lindur në Bjellorusi, Pavel Sheremet, ndërkohë që ai po ngiste makinën në qendër të Kievit, njoftoi agjencia zyrtare ukrainase e lajmeve, Ukrinform.

Sheremet, i cili shkruante për gazetën ”Ukrainska Pravda”, jetonte në Kiev prej pesë vitesh.

Sheremet, 44 vjeç, ka qenë edhe prezantues televiziv në Bjellorusi, por një konflikt me regjimin e detyroi të largohej.

”Makina i përkiste kryeredaktores së gazetës Olena Prytula, por ajo nuk ishte në veturë në momentin e aksidentit”, theksoi ”Ukrainska Pravda”.