Rajon & Botë

Ukraina shënon rekord, rreth 5.400 raste të koronavirusit për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Ukrainë janë regjistruar 5.397 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Rekordi i mëparshëm u shënua vetëm një ditë më parë, kur u regjistruan 4.753 raste për 24 orë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 93 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 4.690. Ndërkohë shifra e përgjithshme e infektimeve ka shkuar në 244.734, që është një ndër më të lartat në Evropë.

Shifra e rasteve ditore në Ukrainë filloi të rritej në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit, duke shkuar në mbi 4.000. Kjo situatë i detyroi autoritetet që ta zgjasin afatin e masave kufizuese deri në fund të tetorit.