Partia britanike kundër migrantëve UKIP njohu një tronditje në krye të saj kur kryetarja e sapozgjedhur, Diane James, jep dorëheqjen pas vetëm 18 ditësh, që vjen pas largimit surprizues të emblematikut, Nigel Farage dhe përjashtimin e papritur të atij që ishte favoriti kryesor për kreun, Steven Woolfe.
“Është e dukshme se nuk kam mjaftueshëm autoritet, as mbështetjen e gjithë kolegëve të mi anëtarë të Parlamentit Evropian dhe përgjegjës të partisë, për të aplikuar ndryshimet që janë të nevojshme dhe mbi të cilat kamë ngritur fushatën time”, shpjegoi Diane James.
“Për arsye personale dhe profesionale, për pasojë, nuk do të vazhdojë procesin elektoral që finalizon marrjen e plotë të funksioneve”, shtoi ajo, duke theksuar se do të qëndrojë deputete evropiane nën flamurin e partisë.