Po vazhdon rrjedha e ujit në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Ekipet e ujësjellësit më herë janë munduar ta sanojnë këtë problem, por deri në këto momente nuk është evituar problemi.
Ndërkohë, zëdhënësja e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se në një banesë ka shpërthyer një gyp 63 milimetra dhe ekipi shumë shpejt do të sanojë problemin. /Lajmi.net/