Ujëvara në lumin Bendimahi në Van të Turqisë, e lartë 15 metra, është shndërruar në një pikë turistike për vizitorë vendas dhe të huaj, duke shijuar pamjet e bukura që janë shkaktuar nga temperaturat dimërore.
Van dhe rrethinat e saj janë veçanërisht interesante për fotografët gjatë dimrit, kur çdo gjë është e mbuluar në të bardhë.
Pranë ujëvares, për shkak të temperaturave të ulëta, janë shfaqur sipërfaqet e akullta që ofrojnë një skenë të pazakontë.





















