Aktuale

Ujësjellësi bënë apel për kujdes ndaj ujëmatësve, pusetave, dhe bënë thirrje për pagesa

Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, bënë apel tek të gjithë konsumatorët të kenë kujdes të shtuar, sidomos këto ditë kur edhe do të ketë ulje të temperaturave.

“Kërkojmë që ti kushtoni kujdes të veçantë ujëmatësve dhe pusetave , duke bërë termoizolimin e tyre dhe mirëmbajtje të rregullt, me qëllim që të parandalohen dëmtimet eventuale të ujëmatësve nga ngricat. Në të njëjtën kohë kërkojmë mirëkuptimin edhe nga kompanitë që merren me mirëmbajtjen e objekteve banesore dhe njëherit kërkojmë prej tyre që të kenë kujdes duke bërë termoizolimin adekuat të pusetave,të ujëmatësve kontrollues, e sidomos ti kushtohet kujdes vertikaleve të furnizimit të hidrantëve kundër zjarrit”, thuhet në apelin e KRU”Prishtina”

KRU “Prishtina”, thotë se dita ditës është duke i përmirësuar shërbimet për ujësjellës dhe kanalizim andaj, apelojme te të gjithë konsumatorët në tetë komunat ku menaxhon, që t’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbime të ujësjellësit e kanalizimit.

“Gjithashtu ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe me rastin e festave të fundvitit gjenten ne Kosovë, që ti shlyejnë obligimet e tyre financiare gjatë kësajë periudhe, në të kundërtën lëndët do të shkojnë në përmbarim”, thotë KRU”Prishtina”. /Lajmi.net/