Shëndetësi

Ujë me limon, përfitime të shumta shëndetësore

Ende nuk jeni në dijeni të përftimeve të pafundme që trupi juaj përfton, nëse konsumoni përzierjen e ujit me limon.

Uji më limon rrit funksionin enzimë, stimulon mëlçinë dhe largon toskinat dhe mbeturinat nga trupi. Po kështu, ndihmon në tretje duke larguar toksinat nga trupi e duke lehtësuar problemet e stomakut. Një efekt mjaft pozitiv është edhe në lëkurë. Antioksidantët që gjenden në limon ndihmojnë në heqjen e puçrave, akneve dhe problemet e tjera të lëkurës. Ai ndihmon në parandalimin e rrudhave gjithashtu. Lufton infeksionet virale,pra uji i ngrohtë me limon është mënyra më efektive për të zvogëluar infeksionet virale dhe pastrimin e fytit.

Lëngu i limonit nxit sistemin imunitar dhe në të njëjtën kohë ndihmon në luftimin e plotë të infeksionit. Konsumimi i kësaj përzierjeje nxit sistemin imunitar. Vitamina C që gjendet në limon është faktor kyç që ndihmon në nxitjen e sistemit imunitar, është burim i shkëlqyer kaliumi.Nëse  konsumoni një gotë ujë më limon çdo mëngjes do të ulet aciditeti në trup.

Nuk duhet harruar se lëngu i limonit i jep trupit energji dhe ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit. Vetë aroma e limonit ka një efekt qetësues në sistemin nervor. Ndihmon gjithashtu edhe  në humbje peshe.