ShowBiz

U zbulua sa është shuma e parave që fiton në një koncert, ky është reagimi epik i Luana Vjollcës

Përfshirja e saj në muzikë, duket jo pa qëllim, me fitimet e majme që nxjerr Luana Vjollca në një natë koncerti.

“Panorama Plus” bën me dije se vetëm për një pjesmarrje, moderatorja merr plot 5 mijë euro.

Sigurisht që duke llogaritur se sa shpesh merr pjesë nëpër koncerte Luana Vjollca, në diasporë edhe më tej, mund të themi që fundi i muajit mbledh shifra marramendëse.

E me këtë rast, Luana Vjollca ka zgjedhur të reagojë në Instagram me anë të një thënieje, ku siç duket vetëm e konfirmon këtë.

Thënia shkruan: “Puna juaj e madhe do të shpërblehet. Njerëzit e duhur do të shfaqen. Ëndrrat tuaja do të realizohen”.

View this post on Instagram

Motoja ime!

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Luana ka treguar se kjo është motoja e saj në jetë dhe ka lënë të kuptohet se puna e pandalshme ia ka sjellë suksesin./Gazeta Express/