Aktuale

U vihet dryri 5000 shitoreve mashtruese online

Në shitoret e përmendura online ofrohen atlete të firmave të njohura, veshmbathje tjera ose çanta të markave të shtrenjat, me çmime të ulëta

Në Zvicër është shënuar një rritje e madhe e numrit të shitoreve mashtruese online. Vetëm gjatë këtij viti, autoritetet kanë bllokuar më shumë se 5000 adresa të rrejshme interneti. Kjo është një rritje e madhe kur dihet se një vit më parë kanë qenë vetëm 700 adresa qüe janë bllokuar.

Këtë e ka konfirmuar fondacioni “Switch” për magazinë e konsumatorëve “Espresso” të radios SRF. “Switch” bën administrimin e adresave të internetit në Zvicër që përfundojnë me “.ch”.

Në shitoret e përmendura online ofrohen atlete të firmave të njohura, veshmbathje tjera ose çanta të markave të shtrenjat, me çmime të ulëta. Shpesh ndodh që mallrat e falsifikuara që janë porositur të mos dërgohen fare dhe të keqpërdoren të dhënat nga kartelat e kreditit. /Albinfo.ch