Shumë njerëz janë parë duke pritur në radhë nëpër dyqanet e Zelandës së Re pasi kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern njoftoi për masat e reja kufizuese të martën në mbrëmje.
Udhëheqësja e shtetit të largët vendosi masa të shkallës së tretë për izolim në qytetin Auckland gjatë 72 orëve të ardhshme duke filluar nga mesdita e së mërkurës pasi qyteti raportoi katër raste të reja të koronavirusit.
Pjesa tjetër e vendit u vendos nën masa të shkallës së dytë, me të cilat kërkohet distancë sociale e obligueshme dhe kufizim i numrit të personave që marrin pjesë në tubime, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Parkingjet e veturave ishin të stërmbushura me automjete pasi njerëzit u nisën drejt dyqaneve ushqimore në tërë qytetin, ndonëse kryeministrja Ardern i luti qytetarët që të mos bëhen grumbull në qendrat tregtare.
Të gjitha rastet e shënuara të martën janë të lidhura me një familje. Autoritetet po e hulumtojmë burimin e infeksionit pasi u tha se familja në fjalë nuk kishte lidhje me udhëtimet e jashtme apo me programin e izolimit në hotele.