Aktuale

A u rrahën serbët e Gorazhdecit mes vete për shkak të Hashim Thaçit?

Dy të rijnë serb, të moshës nën 18 vjeçare, raportohet ta kenë sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij një tjetër serb të Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur të enjten, 5 minuta para mesnate në Gorazhdec të Pejës. Viktima e sulmit, Milosav Pavlovic pretendon se u rrah nga të dy rinjtë e fshatit për shkak të vizitës së Presidentit Hashim Thaçi në këtë fshat. Ndërsa, hetimet e para të Policisë tregojnë se motivet e sulmit mund të lidhen me një mosmarrëveshje paraprake, dy vite më parë. Dy sulmuesit janë dërguar në mbajtje.

“Këto janë për Thaçin”, thotë në Polici, ti kenë thënë serbit 66 vjeçar Milosav Pavlovic nga Gorazhdeci i Pejës, dy të rinjtë M.B. (2000) dhe I.B. (1999), pasi e rrahën me shupkaka e shkelma në terrasen e shtëpisë së tij në fshatin e banuar me serb. Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orë 23:55, ka raportuar Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Menjëherë pas raportimit të këtij rasti, njësite relevante të Policisë Kosovës, përkatësishtë të Nënstacionit policor në Gorazhdevc dhe Stacionit policor në Pejë, iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, kanë kontaktuar viktimën Pavlovic nga i cili janë njoftuar se ishte sulmuar fizikisht në terracen e shtëpisë së tij nga dy persona të dyshuar, të cilët e kishin qëlluar me shuplakë dhe shqelma duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjatë ikjes njeri nga të dyshuarit (sipas viktimës) iu ka drejtuar viktimës në gjuhë serbe “Ovo ti je za Taćija”, duke ikur nga vendi i incidentit, për viktimen të dyshuarit ishin të panjohur. Viktima ishte dërguar në Spitalin rajonal Pejë për t’i dhënë ndihmen mjekësore dhe më pas është liruar për në shtëpi”, thotë raporti i Policisë së Pejës.

Njësitet hetimore, thuhet në njoftimin e PK për meida, intenzivisht kanë punuar në ndriçimin e këtij rasti, të dyshuarit janë identifikuar dhe të njëjtit janë arrestuar dhe intervistuar në prezencën e mbrojtësit ligjor-avokatit dhe prindërve të tyre.

“Me urdhër të prokurorit shtetit të dyshuarve me iniciale M.(Srdjan)B.lindur 12.04.2000 dhe I.(Nenad)B. lindur 19.09.1999, iu është caktuar masa e ndalimit policor”, thotë njoftimi.

“Sipas të dhënave hetimore, motiv i rastit që ishte sulmuar viktima Pavlovic nga të dyshuarit ishte një mosmarrëveshje para dy viteve në një kafiteri në fshatin Gorazhdevc me një person të afërm të viktimës (Pavlovic)”, tregohet në fund të njoftimit.

Ndryshe, Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë javës qendrori në Gorazhdec ku vendosi lule pranë lapidarit të dy fëmijëve serb të këtij fshati të vrarë në vitin 2003. Pas homazheve Presidenti ka takuar edhe disa banorë serbë, të cilët njoftoi se i qerasi edhe me birra, shkruan Gazeta Express.  Një personat që u qeras nga Thaçi mendohet të ketë qenë edhe viktima e sulmit të mbrëmshëm Milosav Pavlovic. /GazetaExpress