Aktuale

U promovua strategjia zhvillimore e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë për vitin 2016-2020

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt konferencë për media, ku u prezantua strategjia zhvillimore e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë për vitin 2016-2020.

Në këtë konferencë morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, zëvendësministrat e MPB-së, Nehat Mustafa,  dhe Valdet Hoxha, kryeshefi i AKF-së, z Blerim Olluri, drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Ake Roghe, si dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë dhe vendor.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se po vazhdojmë të rendisim suksese të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, sukseset e kësaj agjencie janë të njëpasnjëshme dhe kjo vjen falë punës që kanë bërë punëtoret dhe udhëheqësit dhe falë punës së organizatave ndërkombëtare që e kanë përkrahë këtë agjencie.

“Forenzika si në çdo shtet tjetër demokratik është instrument i pa zëvendësueshëm në zbatimin demokratik të rendit dhe ligjit, përkatësisht në përkushtimin e një vendi demokratik për të vendosur rend dhe ligj, për të luftuar krimin dhe në këtë rrafsh forenzika është e pa zëvendësueshme. Jemi në pak vende të Ballkanit perëndimor që kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me FBI-në dhe për këtë do të bëj një zotim  në emrin tim personal dhe të MPB-së që përkrahja për AKF nuk do të mungoj”, theksoi ministri Hyseni.