Arsim & Kulturë

U promovua libri i Lulzim Tafës ” Zavjetne Pjeseme” në kuadër të manifestimit letrar “Muza e Alpeve” në Tuz të Malit të Zi

Sot, u promovua libri i poetit Lulzim Tafës “Zavjetne Pjesme” (Këngët e Përgjërimit) në kuadër të manifestimit letrar “Muza e Alpeve”, në Tuz të Malit të Zi. Në këtë promovim po marrin pjesë një numër i madh krijuesish nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria si dhe artdashës të tjerë, ndërsa për librin kanë folur Mirash Martinoviqi e Sali Bashota.

Në këtë manifestim po merr pjesë edhe laureati i parë i çmimit “Teuta”, shkrimtari më i njohur i Malit të zi, Jevrem Berkoviq si dhe fituesi i sivjetëm i këtij çmimi, shkrimtari nga Shqipëria, Moikom Zeqo.

Libri “Zavjetne Pjeseme” (Këngët e Përgjërimit) i autorit Lulzim Tafa, është botuar gjatë këtij viti në Podgoricë të Malit të Zi dhe po zgjon një interesim të jashtëzakonshëm të lexuesit malazez e më gjerë.