ShowBiz

U përfol për krizë në lidhjen e tyre, ja çfarë bënë Loredana dhe Mozzik

Loredana dhe Mozzik këto ditë kanë qenë temë kryesore e medieve rozë.

Në shtypin rozë kanë qarkulluar thashetheme se Loredana dhe Mozzik po kalojnë një krizë në lidhje, e cila po i çon drejt ndarjes, shkruan lajmi.net.

Por, derisa asnjëri prej tyre nuk janë deklaruar rreth kësaj çështjeje, mbetet vetëm thashethem.

Megjithatë, ishte Loredana ajo e cila përmes postimeve të fundit në rrjete sociale, ka dhënë detaje për biletat e koncerteve të turneut të ri.

Në këtë turne, ajo ka koncerte të njëpasnjëshme bashkë me Mozzik, ndërsa tregoi se në cilat vende ka mbaruar shitja e biletave.

Të njëjtën gjë e bëri edhe Mozzik, i cili postoi detajet lidhur me turneun e vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se “Eiskalt” titullohet projekti i fundit muzikor nga Loredana në bashkëpunim me Mozzikun. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli