Aktuale

U paraqit me pasaportë të vëllait binjak, ky është veprimi i Prokurorisë së Pejës

Prokuroria në Pejë ka kërkuar paraburgim ndaj personit i cili u paraqit me identitet të vëllaut të tij.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo prokurori, shkruan lajmi.net.

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin K.S., me dyshimin se i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, nga neni 395, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit K.S., shtetas norvegjez, për shkak se i njëjtit me datën 25 prill 2019, në Stacionin Policor të Pejës, me rastin e procedimit nga ana e policisë si të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, i pandehuri K.S, me anë të dokumentit të rremë, i vë në lajthitje zyrtarët policor, duke paraqitur pasaportën e vëllai të tij binjak, me emër Ch.S., ndërsa me datën 15 maj të këtij viti, nga ana e Policisë së Kosovës, përmes zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar është vërtetuar identiteti i tij i vërtetë, K.S. /Lajmi.net/