Arsim & Kulturë

U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB

Nën kryesimin e Kryetarit z. Ilir Tafa, Këshilli Drejtuesi i Kolegjit AAB, mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën morën pjesë edhe anëtarët e meaxhmentit të Kolegjit AAB.

Pas miratimit të rëndit të ditës dhe aprovimit të procesverbait nga mbledhja e kaluar e KD, mbledhja vazhdoi me shqyrtimin e raportit të punës korrik – dhjetor 2016, të prezantuar nga rektori  prof. dr. Lulzim Tafa, si dhe me çështjet me rëndësi  për semestrin e dytë të viti akademik dhe komplet për vitin 2017.

Rektori i Kolegjit AAB, z. Tafa, foli edhe për prioritetet e vitit akademik2017/ 2018, ku fokusi i tij  do të jetë puna  ngritjen e cilësisë së studimeve, etj.

Pas shqyrtimit të aktiviteteve të planifikuara për vitin akademik2017/18, u dhanë edhe një sërë rekomandimesh nga anëtarët e Këshillit Drejtues për zhvillimin e mëtejmë të Kolegjit AAB.