Këshilli Drejtues i Kolegjit AAB, nën kryesimin e Kryetarit z. Ilir Tafa, mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën morën pjesë anëtarët e tij, si dhe anëtarët e meaxhmentit të Kolegjit AAB.
Pas miratimit të rëndit të ditës dhe aprovimit të procesverbait nga mbledhja e kaluar e KD, mbledhja vazhdoi me shqyrtimin e raportit të punës janar – qershor 2016, të prezantuar nga rektori prof. dr. Lulzim Tafa, si dhe me çështjet e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri akademik 2016/2017.
Në raportin e përgatitur, rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Lulzim Tafa, bashkë me prorektorët dhe stafin përcjellës të rektoratit, prezantuan realizimin e aktiviteteve dhe çështjeve me prioritet, që kanë pasur gjatë gashtë mujorit të parë të këtij viti si: organizimi i procesit mësimor, organizimi dhe përgatitja e ekipeve për mbrojtjen e 25 programeve studimore për ri-akreditim,rritja e numrit të profesorëve të rregullt, në përmbushjen e kritereve bazë të vendosura nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA),me gradën dr.sc..
“AAB ka plotësuar numrin e kërkuar në të gjitha programet e studimit që organizohen në Kolegjin AAB,me staf akademik me titull dr.sc., ndërkohë që nga raportimi i fundit në AKA, ky numër është shtuar edhe për 52 mësimdhënës të rregullt me këtë titull akademik”,ka thënë rektori Tafa. Ai ka shtuar se sipas rangimit të AKA për numrin e stafit akademik të kualifikuar, AAB është renditur si institucioni i dytë arsimor në Republikën e Kosovës pas Universitetit të Prishtinës.
“Mbi 70% e procesit mësimor gjatë këtij viti është mbuluar me staf të rregullt, ndërsa ne planifikojmë që gjatë vitit akademik 2016/2017, të arrijmë që ligjëratat dhe ushtrimet t’ i mbulojmë me rreth 85% deri 90%, staf të rregullt.”, ka theksuar z. Tafa.
Rektori Tafa, gjatë këtij takimi, citoi edhe akreditimin e tri programeve të reja: Programin e Infermierisë- bachelor dhe dy master si Psikologjia Sociale dhe Organizative dhe Dizajni Grafik, ndërsa Programit Përkujdesjes dhe Mirëqenie e Fëmijëve, bachelor, i është shtuar viti i katërt, nga 180 ECTS është shndërruar në 240 ECTS, si dhe është themeluar Qendra Gjermane e Kompetencës, etj..
Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe digjitalizimi i shërbimeve dhe implementimi i portalit e- student etj., si dheu paraqiten statistikat reale të shfrytëzimit të portalit janar – qershor 2016.
Rektori i Kolegjit AAB, z. Tafa, bashkë me stafin e tij folën edhe për prioritetet e vitit akademik2016/ 2017, sipas të cilëve e pakopromis do të jetë puna për ngritjen e cilësisë së studimeve, përkrahja dhe zhvillimi i hulumtimeve shkencore, përkrahja e personelit akademik dhe të Unionit të Studentëve etj..
Pas shqyrtimit të aktiviteteve të planifikuara për vitin akademik2016 / 17, u dhanë edhe një sërë rekomandimesh nga anëtarët e Këshillit Drejtues për zhvillimin e mëtejmë të Kolegjit AAB.