Është festuar sot “Dita e Liqenit të Shkodrës”, e cila përbenë një mundësi për promovimin e vlerave turistike dhe ekologjike të Liqeni më të madh në Ballkan.
Sipas drejtuesve të Bashkisë së Shkodrës, janë duke u bërë përpjekjet për të nxitur bashkëpunimin me shtetin fqinj Malin e Zi në mënyrë që të dyja vendet të lidhin dy anët e Liqenit me rrugë ujore dhe tokësore.
Ndërsa gjatë kohëve të fundit, është rritur vëmendja për vlerat e Liqenit të përbashkët, megjithatë pjesa shqiptare e Liqenit vazhdon të ndotet nga ujerat e zeza dhe bypassi i Shkodrës, një projekt ky tashmë i dështuar.
“Dita e Liqenit të Shkodrës” është festuar sot në fshatin turistik të Shirokës./KosovaPress/