Aktuale

U dëmtuan nga aksidentet, ndrrohen mbrojtëset e rrugëve

Shpesh herë mbrojtëset anësore të metalta të rrugëve, dëmtohen nga aksidentet e ndryshme.

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, po punohet në zëvendësimin e mbrojtësëve të metalta, të dëmtuara apo të larguara nga qytetarët.

Kjo ministri ka njoftuar se aktualisht po punohet në rrugën nacionale N9, Prishtinë – Pejë dhe në kyçjet e autostradave. Ndërsa puna do të vazhdojë edhe në disa vende të Kosovës, prandaj MIT ka kërkuar kujdes nga ngasësit nga prezenca e punëtorëve dhe makinerisë.

“Qëllimi kryesor i MIT-së është që të ofrojë rrugë cilësore dhe të sigurta, prandaj presim mbështetjen e të gjithë qytetarëve që të japin kontributin e tyre duke mos e dëmtuar pronën publike.​”, thuhet në njoftim./FaktePlus