Aktuale

U aksidentua para 12 ditësh në Vushtrri, vdes viktima në QKUK

Një person ka ndërruar jetë dje në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

Ai u aksidentua më 30 dhjetor të vitit që lamë pas në Vushtrri, ndërkaq që nga ajo kohë ishte duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK, shkruan lajmi.net.

I njëjti ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, siç ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve.

the authorGazetaKNN