Aktuale

Tymi mbulon lagjen e Arbërisë (Video)

Sot banorët e lagjes Arbëria të Prishtinës, sot janë përballur me ajrin më të ndotur që mund të kenë pasur ndonjëherë, pasi mbeturinat e hedhura te ish fabrika e tullave janë djegur, ndërsa tymi i ka mbuluar lagjen e kryeqytetit.

Ndaj hedhjes së mbeturinave dhe djegies së zjarrit ka reaguar banori i kësaj lagjeje Trim Musliu, i cili veç publikimit fotove dhe videos së ngjarjes, ai në Facebook i ka kujtuar kryetarit të Prishtinës, që këto mbeturina dhe zjarri janë vetëm 10 metra larg shtëpive të banuara.

“O Kryetar a je tu jetu ne Prishtine?Shpend qekjo katrahur mbeturinash është fiks 7 minuta larg komunes larg zyrës tane edhe ata ne këmbe. Tash e sa vjet hudhja e mbeturinave eshte e pandalshme , llogarit ne keto mbeturina gjendet edhe shkolla Model . Kryetar lej politikat e perveshju punes per qka edhe je zgjedhe.Ky zjarr eshte 10 metra larg shtepijave larg banorve , kjo lagje eshte ende ne shekullin 20”, ka shkruar Musliu.