Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk së fundi ka folur sërish për BREXIT duke shprehur gatishmërinë e BE-së që të vazhdojë marrëdhëniet e mira me Mbretërinë e Bashkuar edhe pas largimit zyrtar të këtij shteti.
Më 23 qershor, 52 % e britanikëve që kanë marrë pjesë në referendum kanë votuar pro daljes së vendit të tyre nga BE-ja.
Tani i përket kryeministres së re britanike, Theresa May të paraqesë zyrtarisht kërkesën për largim nga blloku evropian.
“Pas kësaj procedure të ashtuquajtur të divorcit, Mbretëria e Bashkuar do të mbesë partneri jonë më i afërt duke përfshirë këtu edhe në çështjet ndërkombëtare dhe marrëdhëniet tregtare me pjesët tjera të botës. Për këtë arsye ndikimi i referendumit për dalje të Britanisë nga BE-ja është shumë më i vogël kur janë në pyetje marrëdhëniet ndërkombëtare në krahasim me pritjet”, tha Donalt Tusk, President i Këshillit të BE-së.